Pasagjerë apo sardele, autobusët për në plazhin e Darëzezës të mbingarkuar

Pasagjerë apo sardele, autobusët për në plazhin…

Një qytetar ka denoncuar mbingarkesën e autobusëve që kryejnë transportin e pasagjerëve drejt plazhit të Darëzezës, në Fier.

Sipas tij, autobusët, të cilët kanë një kapacitet prej 24 vendesh, transportojnë deri në 50 pasagjerë, ndërsa gjatë rrugës ndalojnë për të marrë edhe udhëtarë të tjerë.

Qytetari thotë se kjo situatë përsëritet çdo verë dhe se, pavarësisht kontrolleve në rrugë, mjetet vijojnë të qarkullojnë pa u ndaluar nga policia.

Është i njëjti problem vit pas viti. Çdo ditë autobusët që shkojnë drejt Darëzezës janë të tejmbushur, duke rrezikuar sigurinë e pasagjerëve”, shprehet ai, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për verifikimin e situatës dhe marrjen e masave nëse konstatohen shkelje.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit