Pasagjerët që presin biletë ekonomike mund të shtrihen në avion

Pasagjerët që presin biletë ekonomike mund të…

Ndërsa udhëtarët që zgjedhin të fluturojnë me çmim ekonomik përballen me parehati në avion, një linjë ajrore dëshiron t’i bëjë sa më komode udhëtimet. 

Air New Zealand njoftoi kohët e fundit ndryshime për aeroplanët e klasit ekonomik, që do të nisin në vitin 2024. Koncepti, i quajtur “Skynest”, ka qenë në kërkim dhe zhvillim për pesë vjet dhe ka të ngjarë të ketë dy rreshta me tre krevate marinari të grumbulluara për një total prej gjashtë krevatesh gjumi me gjatësi të plotë. Shtretërit do të instalohen në Boeing 787-9 Dreamliners. 

Çmimet ende nuk janë shpallur, por Air New Zealand thotë se katër orë akses në një dhomë gjumi do të kushtojë një tarifë shtesë mbi biletën tuaj ekonomike.

Linja ajrore bëri pak kërkime rreth cikleve të gjumit. Një cikël tipik gjumi është rreth 90 minuta, kështu që një seancë katër-orëshe u jep mundësinë klientëve të pushojnë, të bien në gjumë dhe të zgjohen”, tha një zëdhënës i Air Zealand. 

Sipas linjës ajrore, shtrati do të pastrohet për 30 minuta ndërmjet çdo seance. Kur Air New Zealand fillimisht njoftoi konceptin në vitin 2020, analisti i transportit Seth Kaplan tha se ishte skeptik që pasagjerët e ekonomikë do të hidheshin në radhë për ta provuar atë. Njerëzit që paguajnë tarifën më të ulët të mundshme për një biletë, ndoshta nuk janë të interesuar për shtesat e biletave. 

Kjo nuk është përpjekja e parë e Air New Zealand për të ndihmuar udhëtarët ekonomikë të flenë më mirë. Kjo metodë është licencuar gjithashtu nga China Airlines dhe kompania braziliane Azul.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit