Pasagjeri bën "lëmsh" të gjithë avionin/ Tenton të hyjë në kabinën e pilotit dhe...

Pasagjeri bën “lëmsh” të gjithë avionin/ Tenton…

Në ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA ku një pasagjer në një fluturim të Delta Air Lines nga LA në Nashville se u përpoq të thyejë kabinën e pilotit ditën e djeshme, duke detyruar avionin të devijonte për në New Mexico.

Sipas mediave një pasagjer në fluturim postoi video të incidentit në Twitter dhe tha se fluturimi duhej të bënte një ulje emergjente sepse një pasagjer “u përpoq të rrëmbente aeroplanin”. 

Videot tregojnë një stjuardesë Delta që duket se po ndalon pasagjerin në pjesën e pasme të avionit ndërsa zëdhënësi i Delta Anthony Black tha se Fluturimi 386 u ul në Albuquerque pa incidente dhe vlerësoi ekuipazhin e fluturimit dhe pasagjerët për “ndalimin e një pasagjeri të padisiplinuar” gjatë fluturimit. Agresori i arrestua menjëherë pas uljes së avionit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit