Pasagjeri filmon pamje nga avioni që tregojnë zjarrin masiv në Tiranë

Pasagjeri filmon pamje nga avioni që tregojnë…

Një video e filmuar nga ajri tregon përmasat e zjarrit që vijon të jetë aktiv mbrëmjen e sotme në juglindje të Tiranës.

Një qytetar ka filmuar nga avioni zonën e përfshirë nga flakët, ku dallohet një vatër e madhe zjarri. Pamja e marrë nga lart tregon edhe shtrirjen e gjerë të zjarrit në zonën kodrinore.

Prej orësh, banorët e zonave të prekura kanë kërkuar forcim të ndërhyrjes, pasi flakët janë afruar drejt zonave të banuara. Raportime të mëparshme nga qytetarët kanë ngritur shqetësimin për banesat në fshatin Gurrë dhe në Farkën e Madhe.

Situata është veçanërisht shqetësuese për banorët e zonave pranë Priskës, Daiasit, Lundrës dhe Farkës, ndërsa era mund të favorizojë përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Pamjet nga ajri japin një tjetër dimension të situatës: një zonë e gjerë e përfshirë nga zjarri, shumë pranë një hapësire të dendur me drita dhe banesa.

Banorët vijojnë të kërkojnë ndërhyrje të përforcuar në terren dhe, nëse është e mundur, mbështetje nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur zonat e banuara.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit