Pasaporta e Kosovës në vendin e 98-të në Indeksin e Pasaportave më të Fuqishme

Pasaporta e Kosovës në vendin e 98-të…

Kosova ka bërë një tjetër arritje historike. Pas liberalizimit të vizave, pasaporta e Kosovës tashmë renditet në vendin e 98-të, nga pozita e 188-të, ku ndodhej muajin e kaluar, në Indeksin e Pasaportave më të Fuqishme. Themeluesi i VisaGuide.World, Besart Bajrami, ka konsideruar lëvizjen në këtë indeks si arritje historike.

“Kjo është një arritje historike për Kosovën, si dhe ngjitje historike në indeksin pasaportave më të fuqishme ne botë, që tregon se vetëm BE-ja ka autoritetin ekskluziv për të rritur fuqinë e një pasaporte brenda një nate“, thotë Bajrami.

Nga 1 janari 2024, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore dhe kështu nuk do të mbetet asnjë vend nga Ballkani Perëndimor që nuk mund të udhëtojë pa vizë në zonën në fjalë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit