Pashko Ujka u vra sapo bleu 1 paketë, u qëllua me pistoletën e futur brenda në qese

Pashko Ujka u vra sapo bleu 1…

Pas ngjarjes së rëndë ku pas një atentati mbeti i vdekur ish-deputet Pashko Ujka, autoritet kanë arritur në përfundimin se autori e ka qëllua Ujkën me pistoletën e futur në qese dhe ndaj në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhojat. Në dosjen e prokurorisë dyshohet se autori i dyshuar Kristian Kelmendi ka bërë lëvizje fiktive në kufi për të krijuar alibi. Ndërkohë bëhet me dije se shkak për ngjarjen është bërë një shumë prej 20 mijë eurosh të dhënë për një apartament tek ish zyrtari i lartë.a

Në dosjen hetimore thuhet:

Personi që ka qëlluar është trup i mbushur, që sipas policisë, ngjason me trupin e Marjan Kolës ose Aleksandër Kelmendit. Autori shfaqet me kapele të zezë me strehë në kokë, me kapuç pas qafe, në dukje doreza në duar. Duket që për një moment rregullon kapelen e kapuçin dhe mban kokën ulur, ndërsa ec me hapa të vegjël por të vendosur e të shpejtë. …në dorë, ka një qese të bardhë, e cila mbulon diçka brenda saj, dhe që dyshohet se mund të jetë arma, pasi në vendngjarje nuk është gjendur asnjë gëzhojë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit