Pasi babai i saj u arrestua dhe u fut në listën e zezë të DASH, Rama nuk e mendon dy herë, firmos lirimin nga detyra të Haxhiut

Pasi babai i saj u arrestua dhe…

Kryeministri i vendit Edi Rama, nuk ka vonuar që të firmosë vendimin përfundimtar të lirimit nga detyra të zëvendësministres së Arsimit Lorena Haxhiu, pasi babai i saj u vu në pránga në një aksion të madh të pòlicisë, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve me qëllim emigrimin e paligjshëm drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Vetë Haxhiu ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas publikimit të rastit, ndërkohë që familja e saj u fut në listën e zezë të DASH, ku i ndalohet udhëtimi drejt SHBA-ve. Haxhiu që iu fut pòlitikës, pas shumë viteve në media, nuk ka pranuar që të bëjë asnjë koment për këtë ngjarje, dhe gjithçka duket ta ketë përmbyllur me aktin e dorëheqejes.

Eduart Haxhiu, ishte në listën e árrestimeve, që u kryen pas një hetimi të gjatë në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Një Task Forcë hetimore e përbashkët shqiptaro-amerikane, e quajtur “JOINT SHIELD”, u krijua posaçërisht për këtë hetim.

Drejtori i Pòlicisë Veliu deklaroi se ndër të árrestuarit ishte edhe “shtetasi Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë”. Ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “árrest me burg” nga Gjykata e Posaçme, si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kri.minal”.

/Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit