Pasi bleu 220 milionë Lekë rroba, Pirro Vëngu harxhon dhe 230 të tjera për siguracione

Pasi bleu 220 milionë Lekë rroba, Pirro…

Autoriteti Portual Durrës ka vendosur të shpenzojë rreth 230 milionë Lekë për të blerë siguracione.

Institucioni i drejtuar nga Pirro Vengu ka shpallur së fundmi fituesin e tenderit me objekt “Sigurimi i pasurisë”.

Fituesi është shpallur bashkimi i operatorëve “Atlantik” SH.A., dhe “Albsig”, që ka paraqitur ofertën më të ulët.

Sipas dokumentave zyrtare, Autoriteti Portual Durrës do ti paguajë shumën 22.775.076 lekë të reja, pa TVSH, bashkimit të operatorëve.

Kjo, për sigurimin e disa mjeteve, zyrave e pajisjeve.

Pirro Vengu, i cili jo shumë kohë më parë ka mbajtur postin e drejtorit Anti-korrupsionit në Kryeministri, njihet për tenderat me shifra të majme që lidh.

Pak kohë më parë, “Gazetaatdheu.com” raportoi për një tender që Autoriteti Portual Durrës lidhi me një kompani private, për blerjen e veshmbathjeve.

Nga verifikimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, firma fituese zotërohet nga 3 bashkëpronarë. 

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit