Pasi dëbohen, emigrantëve të paligjshëm do t’u ndalohet rikthimi përjetë në Britani

Pasi dëbohen, emigrantëve të paligjshëm do t’u…

Mbretëria e Bashkuar është duke marrë një tjetër masë shtrënguese, me qëllim frenimin e emigrantëve të paligjshëm që shkojnë atje. 

The Sun” raporton se emigrantët ilegalë do t’u ndalohet përjrtësisht kthimi në Britani, nëse janë dëbuar një herë. 

Sekretarja e Brendshme, Suella Baverman do të paraqesë sot ligjet e reja që përjashtojnë pretendimet për shtetësi, zgjidhje ose rikthim në Britani.

Legjislacioni do t’i bëjë gjithashtu të papranueshme kërkesat për azil për këdo që udhëton në mënyrë të paligjshme. Po ashtu ministrat do të kërkojnë që në këtë rast të mos përdoret karta e “të të drejtave të njeriut”, duke i penguar kështu avokatët mbrojtës të përdorin vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave  të Njeriut në Strasbourg për të ndaluar dëbimet. 

Një burim qeveritar tha: “Ky projekt-ligj i ri, nëse miratohet nga Parlamenti, do të thotë se nëse vini këtu në mënyrë të paligjshme, jo vetëm që do të largoheni me shpejtësi nga Mbretëria e Bashkuar, por nuk do të mund të ktheheni kurrë. 

Është gjë e keqe që emigrantët e paligjshëm abuzojnë me sistemin tonë të azilit për të penguar largimin e tyre. Por është shumë më keq që ata aktualisht mund të vendosen këtu përgjithmonë dhe të aplikojnë për t’u bërë shtetas. Aftësia për t’u vendosur në këtë vend dhe për t’u bërë shtetas britanik nuk është një e drejtë njerëzore, është një privilegj.”

Gjithashtu ka edhe një lajm të mirë. Raportimet thonë se qeveria po shqyrton hapjen e më shumë rrugëve të miratuara për të hyrë në Britani. Sekretari i Irlandës së Veriut, Chris Heaton-Harris tha: “Jam shumë i sigurt se do të ketë rrugë më të sigurta dhe ligjore. Ato janë vërtetuar se funksionojnë.”

Kujtojmë se një numër i konsiderueshëm i emigrantëve të paligjshëm janë edhe me shtetësi shqiptare. Ata kanë zgjedhur të futen në tokën e ëndrrave përmes varkave, apo me kamionë duke paguar shuma të mëdha parash. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit