Pasi dha dorëheqjen Jorgo Goro përfundon në spital

Pasi dha dorëheqjen Jorgo Goro përfundon në…

Ish-Kryebashkiaku i Himarës Jorog Goro ka dhënë dorëheqjen nga posti ditën e sotme. Vendimi i erdhi nga qelia e burgut ku ai po qëndron pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Nën njoftimin drejtuar Prefektit të Qarkutë të Vlorës, Vangjel Tavo, Goro shkruan se nuk do të dëshironte që te largohej nga detyra në këtë mënyrë dhe se të këqijat nuk i zgjedhim dot.

Pak orë më vonë Jorgo Goro mësohet se ka shfaqur probleme shëndetësore dhe autoritete e burgut e kanë dërguar atë për ndihmë mjekësore në Qendrës Spitalore Nënë Terëza. Burimet thonë se ish-kryebashkiaku Jorgo Goro vuan nga probleme të zemrës dhe tensionit.

Kujtojmë se Jorgo Goro, në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë, në favor të privatëve, pasuri që aktualisht janë në zotërim të një shoqërie të zotëruar nga Artan Gaçi, bashkëshorti i deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili ka fituar statusin e investitorit strategjik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit