Pasi dhunuan Bedinajn, grupi i “Delta-s” arratiset dhe aksidentohet

Pasi dhunuan Bedinajn, grupi i “Delta-s” arratiset…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Orikum, ku mësohet se një grup prej rreth 40 personash, nën drejtimin e Luan Muçës, pronar i “Delta Home”, dyshohet se është paraqitur pranë hotelit “Regina” në pronësi të Vasil Bedinajt. Sipas informacioneve paraprake, mes palëve ka pasur fillimisht një përplasje fizike, ndërsa situata dyshohet se ka agravuar më tej. Deri tani, tre janë pistat që po qarkullojnë lidhur me shkaqet e konfliktit, një pretendim për një gjobë prej 5 milionë eurosh, një çështje borxhi dhe një konflikt i lidhur me pronësinë e një prone. Pamjet e siguruara janë nga vendngjarja, ndërsa një tjetër material tregon edhe momentet në spital, ku ka përfunduar Vasil Bedinaj pas përplasjes.

Pas konfliktit, grupi është larguar me shpejtësi nga ambientet e hotelit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur ndjekjen e personave të dyshuar. Gjatë ndjekjes, dy persona që udhëtonin me një automjet janë aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të qytetit të Vlorës. Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa kontrolle të shumta policore janë zhvilluar në zona të ndryshme të Vlorës.

Pavarësisht rëndësisë së ngjarjes, deri në këto momente Policia nuk ka dhënë një njoftim zyrtar me detaje mbi dinamikën e konfliktit apo personat e përfshirë. Mungesa e informacionit zyrtar ka lënë hapësirë për disa versione mbi atë që ka ndodhur, ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se vijojnë kontrollet dhe hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Pritet që autoritetet të sqarojnë në vijim nëse bëhet fjalë për një konflikt të lidhur me borxhe, pronën apo pretendimin për vendosjen e një gjobe prej miliona eurosh.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1763163445015208%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit