Pasi e denoncoi në polici për dhunë, Stresi “kërcënon” Mato Lale-n

Pasi e denoncoi në polici për dhunë,…

Ditën e sjeshme, Stresi tregoi në një video në llogarinë e tij në Instagram një situatë të pakëndshme që i kishte ndodhur me reperin Mato Lale.

Ai tregoi se Mato së bashku me shokët e tij ishin rrahur nga një grup djemsh dy ditë më parë dhe kishin denoncuar Stresin dhe grupin e tij në polici.

Stresi tregoi se s’kishte fare gisht në këtë punë. Ai ka shtuar se “bad boys” nuk janë vetëm ata në Shqipëri dhe se ata nuk janë bandë e rrezikshme, por bandë shokësh.

Mirëpo, reperit nuk i ka dalë e keqja me kaq dhe në një postim në InstaStory ka kërcënuar reperin Mato Lale.

Stresi i kërkon këtij të fundit të sillet mirë, pasi ka fakte që ka sharë shokët e tij, e më pas është bashkuar sërish me ta. Ndërkohë, Mato ende nuk ka reaguar pas deklaratave të Stresit.

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit