'Pasi e vranë, dogjën makinën dhe ikën me golf', zbardhet dinamika e atentatit në Larushk

‘Pasi e vranë, dogjën makinën dhe ikën…

Policia ka zbardhur dinamikë e atentatit të së premtes (15.03.2024) ku në fshatin Larushk të Fushë-Krujës mbeti i vrarë në borrin e banesës Gentjan Bejtja.

Dy persona Edison Haxhiu 30-vjeç i datëlindjes 30.07.1994, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë dhe Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari 41-vjeç i datëlindjes 21.04.1983, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë, janë arrestuar si të dyshuar të përfshirë në ngjarje.

Nga hetimet sipas policisë ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur makinën e përdorur në atentat.

Më pas Policia ka mundur të vërtetojë se autorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intererarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

Nga monitorimi i kamerave të sigurisë përgjatë rrugës, është identifikuar targa e makinës AB 960 GG, e cila rezulton të jetë në pronësi të Edison Haxhiut. Kjo makinë është përdorur dhe nga 41-vjeçari me tre emra Ilir Beqaraj.

Të martën (19.03.2024), policia ka gjetur automjetin ‘Golf’ me të cilin u larguan autorët, dhe kanë shoqëruar në komisariat pronarin Edison Haxhiu. Ndalimi i tij është bërë për kryerjen e veprës penale, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal.

Po ashtu policia ka ndaluar dhe Ilir Beqarajn, të cilit gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin VALTER me tetë fishekë, një armë zjarri e markës BENELLI e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse me mbishkrimin MIDLAND XT70, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., dy aparate celular të markës IPONE dhe një aparat celular i markës SAMSUNG.

Ilir Beqaraj është i dyshuar nga policia si një prej pjesëmarrësve në atentatin ndaj Gentjan Bejtajs. Ai u ndalua për veprat penale “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuara nga nenet 278/2 dhe 186 të Kodit Penal.

Në këtë ngjarje dyshohet të ketë pasur dhe persona të tjerë që kanë marrë pjesë, të cilët pritet të zbulohen nga zhvillimi i hetimeve të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit