Pasi fitoi urrejtjen e të gjithë shqiptarëve, Vodafone heq drejtorin grek

Pasi fitoi urrejtjen e të gjithë shqiptarëve,…

Prej shumë vitesh, denoncime të shumta kanë tejmbushur redaksinë tonë të lajmeve, teksa qytetarët shqiptarë shprehnin pakënaqësinë dhe rrëfenin situatat e ndryshme të përjetuara me kompaninë telefonike Vodafone Albania.

Të pakënaqur me shërbimin ndaj klientit, ofertat me çmim të lartë të cilat konsumoheshin sa hap e mbyll sytë, metodat e dobëta të marketingut që ende synonin të mbanin klientët të cilin kishin ndërruar kompani telefonike tashmë, ka qenë, e thënë thjesht, korniza e Vodafone Albania.

Kjo kompani e cila shpesh cilësohej si zhvatëse nga qytetarët të cilët ankoheshin “se i grinte nga lekët”, nuk u jepte klientëve mundësinë as të ndërprisnin kontratën në momenti që ata dëshironin “t’i linin shëndenë”.

Imazhi i kompanisë që dikur cilësohej si e vetmja, pa konkurrentë në Shqipëri, shpejt u thye dhe u krijua një cipë urrejtjeje dhe perceptimi përbuzës nga ana e qytetarëve sapo të kapte syri ndonjë logo apo dëgjoje të përmendej (gjithmonë për keq). Edhe klientët besnikë nisën ta braktisin për të mos u rikthyer më, të zhgënjyer nga zhvatja.

Me synimin për të zbutur imazhin e keq që kishin në sytë e popullit shqiptar, për më tepër kur drejtuesi i kësaj kompanie ishte shtetasi grek Achilleas Kanaris, i cili e ka drejtuar kompaninë për 3 vite (2018-2021), vite ndër të cilat nga xhepat e shqiptarëve kanë dalë kushedi sa miliarda lekë, Kanaris është shkarkuar nga detyra për t’u emëruar drejtor në Vodafone Rumania.

Drejtoreshë e Vodafonë është emëruar Katia Stathaki. Megjithëse ndryshimi i emrave të drejtuesve nuk do ia heqë perceptimin negativ që kanë shqiptarët për emrin e Vodafone, e as nuk do i bindë këta të fundit ta zgjedhin të parën si kompani telefonike, kjo mund të ndodhë vetëm nëse si strategji marketingu, Vodafone u kthen shqiptarëve të gjitha paratë që i ka zhvatur ndër vite.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit