Pasi fituan zgjedhjet ndërprenë punimet, Dredha lë në mëshirë të fatit rrugën e Radhimës

Pasi fituan zgjedhjet ndërprenë punimet, Dredha lë…

Një qytetar ka denoncuar gjendjen skandaloze të rrugës në Radhimë, fshatit piktoresk të zonës bregdetare të Vlorës. Ndonëse jemi në kulmin e sezonit turistik kur Radhima pret qindra pushues vendas e të huaj, rruga është lënë copë-copë pa u asfaltuar.

“Pershendetje! Si jeni? Ka mundesi ta publikoni pak kete vidjon eshte rruga e Radhimes ne mes te sezonit e kane lene ne gjendje skadaloze…. E nisen per ta bere para zgjedhjeve dhe sot eshte data 30 qershor dhe s’po kujtohet njeri:, shkruan një qytetar duke e shoqëruar mesazhin me një video që tregon një rrugë të shkatërruar, pluhur, gropa dhe asnjë punëtor në horizont.

Banorët shkruajnë se asfaltimi i kësaj rruge është nisur para zgjedhjeve, por tani që votat u siguruan, pushteti harroi premtimin e dhënë. Sot banorët, pushuesit vendas dhe të huaj kalojnë në një rrugë me gropa dhe e degraduar, ndërkohë që duhej të ishte një aks bregdetar i asfaltuar gati për të pritur turistët për të dhënë një imazh ideal për t’u vizituar.

Bashkia Vlorë me kryetar Ermal Dredha dhe institucionet përgjegjëse duket të reagojnë menjëherë dhe të shtrojnë rrugën në fjalë. Banorët e Radhimës nuk mund të jetojnë me një rrugë të  shkatërruar, ndërsa dhe vet fshati piktoresk dhe brilant i Radhimës meriton një rrugë sipas standardeve.

 

<iframe width=”458″ height=”815″ src=”https://www.youtube.com/embed/t4R3wNa1goE” title=”” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit