Në vitin 1993, jeta e John Bobbitt ndryshoi përgjithmonë pasi gruaja e tij, Lorena, i preu penisin me një thikë kuzhine ndërsa ai flinte. Ngjarja shokoi publikun dhe u përhap me shpejtësi në mediat ndërkombëtare.
Lorena pretendoi se veprimi ishte rezultat i viteve të abuzimit dhe dhunës seksuale nga ana e tij. Ajo u mbrojt sikur vuante me çmenduri të përkohshme dhe nuk u dënua me burg. Bobbitt, pas një operacioni nëntë orësh për të rilidhur organin, vendosi të bëhej aktor në industrinë e filmave me pullë të kuqe, për të provuar se penisi i tij funksiononte normalisht. Ai u shfaq në filmin “John Wayne Bobbitt: Uncut”, të drejtuar nga Ron Jeremy, një emër i njohur në këtë industri.
Filmi u realizua pasi Bobbitt dhe Jeremy u takuan në një festë, dhe për Bobbitt, ky ishte një moment për të treguar se ai mund të vazhdonte jetën pas incidentit të famshëm. Përmes këtij filmi, ai kërkoi të vërtetonte që trupi i tij kishte shëruar plotësisht pas asaj që ndodhi. Rasti i tyre mbetet një nga ngjarjet më të bujshme dhe tronditëse të viteve ’90.