Organizimi i Kampionatit Europian për 17-vjeçarë mes Shqipërisë dhe Serbisë ka ndezur tensione të forta mes tifozëve kuqezi dhe kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Një pjesë e tifozërisë shqiptare ka qenë e hapur në kundërshtimin e këtij organizimi, duke e konsideruar të papërshtatshëm zhvillimin e një turneu mes Shqipërisë dhe një shteti me të cilin raportet historike dhe politike kanë qenë të ndërlikuara.
Ky qëndrim, sipas tyre, ka sjellë një hakmarrje nga federata, e cila dyshohet se ka refuzuar t’i pajisë me bileta për ndeshjet e eliminatoreve të Kupës së Botës.
Por duket se kuqezinjtë e kanë gjithmonë një zgjidhje dhe gjithmonë të hapur për të shprehur pakënaqësitë e tyre. Duket se këtë herë me një mënyrë të re jo nga rrjetet sociale, gjatë ndeshjes Shqipëri –Angli, mesazhet e tyre kundër presidentit Duka u shfaqën hapur nëpër banderola.
Me këtë veprim, tifozët duket se i kanë vënë “vizën” kreut të federatës.