Pasi i “mori” Borën, Atdheu sfidon sërish Donaldin: Do ngacmoja Beatrix

Pasi i “mori” Borën, Atdheu sfidon sërish…

Ish-konkurenti i “Përputhen” Atdhe Xheravina ka treguar bisedat e fundit që ka bërë me moderatoren Bora Zemani. Në promon e intervistës së “Glamour Zone”, duket se dyshja ka shkëmbyer emoj-i me puthje e zemra.

“E di si bëhem kur dashurohem, si pulë!”, i thotë Atdheu në promo moderatores, ku kjo e fundit kërkon me ngulm t’i tregojë mesazhet e fundit me Borën.

“Me zemra! Ok”, shprehet gazetarja pasi ka lexuar mesazhet në smartfonin e Atdheut.

“Mos pafsh ditë të bardha!”, ia kthen me humor ish-konkurrenti i “Për’Puthen”. Po ashtu, i pyetur se me cilën nga vajzat do flirtonte, Atdheu thotë pa asnjë dyshim: “Me Beatrix-in”, duke sfiduar kështu Donald Veshajn i cili sapo ka nisur të jetojë romancën me këngëtaren.

I pyetur nëse do e kishte problem konkurrencën, Atdheu thotë pa asnjë dyshim: “Le të fitojë më i miri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit