Pasi i shpëtoi atentatit, Çapjes i plotësojnë dëshirën/ Do mjekohet në shtëpi tani

Pasi i shpëtoi atentatit, Çapjes i plotësojnë…

Ditën e djeshme në media u raportua se i mbijetuari i atentatit të sofistikuar në Elbasan, Adrian Çapja, pasi kishte mohuar se është qëlluar me snajper, i ka kërkuar grupit hetimor që të vazhdojë mjekimin në mënyrë private në shtëpinë e tij.

Kjo kërkesë duket se ka të bëjë me frikën dhe sigurinë e paktë që ai dhe familjarët kanë, për një tentativë të re për ta vrarë.

Edhe pse vetëm 2 ditë më parë ai ishte në gjendje të rëndë për jetën dhe kaloi një operacion të vështirë, duket se autoritet ja kanë plotësuar dëshirën.

Kështu ditën e sotme në mëngjes, Ardian Çapja është larguar spitalin e Traumës, për të vijuar të marrë trajtimin në shtëpi.

Çapjas iu bë një atentat me snajper 3 ditë më parë hyrje të banesës së tij në periferi të qytetit të  Elbasan. Atentatori profesionist arrit ta qëllojë vetëm me një plumb shumë pranë zemrës, por pas një ndërhyrje të komplikuar kirurgjikale në spitalin e Traumës, ai arriti të shpëtojë.

Ky ishte atentati i tretë i bërë ndaj Çapjas brenda pak viteve, ndërsa pak kohë më parë në Elbasan u ekzekutua edhe avokati i tij Ravik Gurra.

Edhe çdo gjë ishte e dokumentuar nga policia dhe prokuroria, Çapja dhe familjarët e tij nuk e kanë pranuar që ndaj tij u bë atentat, por i kanë qëndruar variantit se ai është rrëzuar dhe në shpatull i ishte ngulur një hekur.

Faktikisht policia jo shumë larg banesës së tij gjeti një makinë të djegur dhe brenda saj edhe snajperin me të cilin dyshohet se është bërë qitja. Policia tha, se qitja me një armë të sofistikuar prodhim filandez, u bë në një distancë 250 metër larg banesës, nga kodrat e Krastës në Elbasan.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit