Pasi konfirmoi lidhjen e dashurisë, Arbër Çepani flet për herë të parë për partneren dhe zbulon se…

Pasi konfirmoi lidhjen e dashurisë, Arbër Çepani…

Javën e kaluar, ish-fituesi i “Big Brother 1”, Arbër Çepani konfirmoi me anë të një fotoje të publikuar në Instagram romancën e re me ish-miss Shqipëria 2010, Arnita Beqiraj. Çifti më i ri i showbizz-it konfirmuan lajmin e publikuar në “Panorama Plus” më parë.

Ditën e djeshme, Arbri ishte i ftuar tek “Rudina” dhe gjatë intervistës me “Skype”, ai foli për herë të parë për marrëdhënien me Arnitën.

I pyetur se si janë njohur, ai tregoi se i ka bërë bashkë profesioni dhe ambientet e përbashkëta që frekuentonin, ashtu si edhe dashuria për gjërat e bukura.

Njerëzit e mirë i përputh universi, kështu që jemi përputhur nga energjia e mirë besoj. Jemi njohur nga ambientet e përbashkëta, profesioni, dashuria për gjërat e bukura…”- u shpreh Arbri, i cili, duke u munduar ta anashkalonte temën, e mbylli duke thënë: “Nuk e kam me vete zonjushën, por ju puthim virtualisht.”

Megjithatë, Arbri, si natyrë e rezervuar që është, preferoi të mos fliste shumë dhe e la me kaq bisedën.

Arbri zgjodhi ditën e lindjes së Arnitës për të zyrtarizuar lidhjen e tyre në rrjete sociale.

Në një festë me miq të ngushtë, Arnita festoi ditëlindjen në jug të Shqipërisë dhe në biznesin që Arbri e menaxhon prej vitesh. Organizatori kryesor kishte menduar të gjitha detajet e festës surprizë për të bërë të lumtur të dashurën.

Urime për një udhëtim tjetër rreth Hënës!”,- ishte mesazhi që i shkroi Arbri Arnitës në krah të postimit, pas së cilit kanë vërshuar urimet e të gjithë miqve të çiftit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit