Pasi konsumuan shumë alkool, 36-vjeçari përfundon duke kryer marrëdhënie seksuale me kunatën

Pasi konsumuan shumë alkool, 36-vjeçari përfundon duke…

Pushimet verore bëhen më të bukura kur kalohen nën shoqërinë e personave të tjerë. Një 36-vjeçar tregon për “Dear Deidre” se si një udhëtim së bashku me familjen e tij dhe me atë të bashkëshortes, u kthye në një makth.

Pasi kishin pirë shumë alkool, ai përfundoi duke kryer marrëdhënie seksuale me kunatën e tij. Bashkëshortja e zbuloi tradhtinë dhe tashmë nuk i jep asnjë shans për t’u rikthyer së bashku. Ja rrëfimi i plotë:

“U kapa mat duke bërë seks me kunatën time gjatë kohës që ishim me pushime… dhe tani kam humbur gjithçka.

Unë jam një burrë i martuar, 36 vjeç dhe gruaja ime është 34 vjeç. Ne kemi dy djem të vegjël. Disa javë më parë, për ditëlindjen e 70-të të vjehrrit tim, të gjithë shkuam në Portugali dhe organizuam një festë të madhe familjare.

Mes të ftuarve ishte edhe motra 30-vjeçare e gruas sime. Ajo është beqare dhe e mrekullueshme. Ne luajtëm letra një natë, pimë alkool dhe qeshëm shumë. Kur vjehrri im shkoi në shtrat, ne luajtëm duke rrotulluar shishen.

Kishim pirë shumë dhe gjërat u bënë pak personale. Kunata ime u pyet nëse mund të puthte dikë në familje, përfshirë kushërinjtë. Unë pothuajse u rrëzova nga karrigia kur ajo mu drejtua.

Ajo u ngrit në këmbë dhe më dha një puthje të shpejtë në buzë dhe të gjithë qeshëm. Kunati dhe gruaja e tij shkuan në shtrat, pastaj gruaja ime shkoi lart sepse vogëlushi ynë po qante. Kunata ime kishte mbetur me mua.

I thashë se ndihesha i kënaqur që ajo më kishte zgjedhur mes të tjerëve. Ajo tha: ‘Unë gjithmonë të kam dashur ty’.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit