Pasi mohoi bashkëpunimin, Nike padit kompaninë që nxori në shitje atletet me gjak njeriu

Pasi mohoi bashkëpunimin, Nike padit kompaninë që…

Nike ka ngritur një proces gjyqësor kundër kompanisë së veshjeve MSCHF për bashkëpunimin e tyre për këpucët ‘Satan’ të Lil Nas X. Gjigandët e këpucëve kanë akuzuar MSCHF për shkelje të së drejtës së kopjimit për përdorimin e këpucëve të saj Air Max ’97 për të krijuar këpucët me edicion të kufizuar për të promovuar këngën e re të këngëtarit. Nike tha që përdorimi ‘i paautorizuar’ i stilit të njohur të këpucëve ‘ka të ngjarë të shkaktojë konfuzion dhetë krijojë një lidhje të gabuar midis produkteve të MSCHF dhe Nike “dhe kjo kishte shkaktuar” dëm të konsiderueshëm për Nike, pasi disa konsumatorë besojnë se Nike po miraton satanizmin ‘.

Nike nuk e ka aprovuar dhe nuk e miraton ose autorizon kompaninën MSCHF për të prodhuar këpucët e personalizuara “Satan Shoes”.

Nike tani po kërkon që MSCHF të paguajë për koston e padisë dhe tarifat e avokatit, si dhe dëmet si rezultat i shkeljes së markës tregtare, për shkak të dëmtimit të reputacionit. Atletet e çuditshme, të quajtura “Satan Shoes”, këpucët e djallit kushtojnë vetëm 1,018 dollarë numër që përshtatet me frazën në bibël 10:18 dhe janë prodhuar vetëm 666 palë të tillë, shifër e cila njihet si numri i djallit. Çdo atlete përmban 60 centimetra kub bojë të kuqe dhe një pikë gjak njeriu.

MSCHF x Lil Nas X "Satan Shoes" ?

?Nike Air Max ’97
?Contains 60cc ink and 1 drop of human blood
?️666 Pairs, individually numbered
?$1,018
?️March 29th, 2021 pic.twitter.com/XUMA9TKGSX
— SAINT (@saint) March 26, 2021

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit