Pasi ndoti mjedisin me naftë, "GEGA OIL" merr miliona nga Avokati i Popullit

Pasi ndoti mjedisin me naftë, “GEGA OIL”…

Avokati i Popullit është një institucion shtetëror që duhet të mbrojë të drejtat, liritë dhe interesat e popullit, ashtu siç ka edhe emrin. Mirëpo me sa duket, ky institucion i jep miliona lekë tender një kompanie e cila në fakt rezulton se i ka bërë dëm popullit, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore vetëm pak kohë më parë.

Siç mund ta mbani mend, një depozitë naftëmbajtëse e kompanisë GEGA OIL u shpua në Porto Romano duke bërë që të vërshonin qindra ton naftë në tokë. Kjo shkaktoi një dëm të pallogaritshëm mjedisor për të gjithë banorët dhe zonën përreth.

Por përveç këtij dëmtimi të jashtëzakonshëm të mjedisit, ngjarja mori edhe përmasa qesharake pasi qindra vetë vrapuan për të marrë naftën sa të kishin mundësi. Në pamjet e publikuara nga JOQ Albania, dukeshin persona që mbanin në dorë bidona, kova, legenë e madje edhe fuçi për të përfituar sa më tepër nga nafta “qyl”. Një problem më vetë ishte edhe fakti që pothuajse asnjë media nuk e përmendi faktin e kësaj masakre mjedisore. Madje jo vetëm kaq, por bëhet fjalë për individë që gjithashtu janë akuzuar për evazion fiskal, për fshehje të ardhurash apo kalim të paligjshëm të shumave të madha të parave në kufi, siç është rasti i Paulin Gegës, pronarit “de facto” të GEGA OIL.

E pra me sa duket gallata vazhdoka. Themi kështu, pasi vetë institucioni i Avokatit të Popullit që duhet të mbrojë të drejat e popullit, shkon dhe i jep miliona lekë kësaj kompanie. Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF- 65055-07-10-2020 dhe me objekt ““Blerje karburant për automjetet e institucionit” me sasi të pritshme Benzinë 9500 (nëntëmijë e pesëqind) Litra dhe Gazoil 3833 (tremijë e tetëqind e tridhjetë e tre) Litra.

Fondi limit i këtij tenderi ka qenë 1,666,666 lekë të reja pa TVSH ose gati 20 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duke parë dikumentat e tenderit mësohet se Paulin Gega ka konkurruar i vetëm, pra praktikisht kundra vetës së tij, pasi asnjë kompani tjetër nuk ka marrë pjesë në garë. Mrekulli apo jo? Në këtë mënyrë, kompania e tij “GEGA CENTER GKG” sh.p.k është shpallur fituese pa asnjë garë.

/joq-albania/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit