Pasi ofendoi Agron Llakajn, Rezart Veleshnja bën deklaratën e papritur për kolegun: Është gay

Pasi ofendoi Agron Llakajn, Rezart Veleshnja bën…

Pas Agron Llakajt, aktori i njohur Rezart Veleshnja ka shpërthyer kundër Aleks Seitaj.

Teksa ishte i ftuar tek “Shqipëria Live”, aktori i humorit, Rezart Veleshnja bëri dje një deklaratë të fortë për Aleks Seitaj.

Aktori u shpreh se një nga paroditë e Aleksit nuk duhet të dëgjohet nga adoleshentët, sepse nëpërmjet saj, sipas Rezartit, ai tregon se është homoseksual.

“Në anglisht nuk do e kenë për turp këta sepse fëmijët e hapin në ‘Youtube’, gjë që e ka bërë ai djali. Njeriu pëson trauma, pëson gjëra. Ai në atë këngë tregon që është homoseksual. Unë kam shok gay, i pranoj. Tani që ne i pranuam, këta tregojnë se çfarë bëjnë brenda llojit dhe seksit të vet, nuk është e nevojshme të ma thuash këtë gjë”, tha Rezarti

Aleksi reagoi me një video në Instagram ku sqaroi se parodinë e ka bërë për të gjithë personat që jetojnë jashtë shtetit, askush nuk ka pasur akses në të nën moshën 18 vjeç dhe se parodia nuk ka lidhje me seksualitetin e tij.

“Më vjen gjynah që një aktor paragjykon një tjetër aktor duke dal në konkluzione për seksualitetin për jetën personale. Unë nuk kam dal si Aleks atje të këndoj një këngë personale të jetës sime, unë kam qëndruar në petkun e personazhit.

Çfarë do të thotë kjo? Që edhe kur Rezi ka dalë dhe ka luajtur personazhe grash dhe ka flirtuar në skenë me aktor të tjerë do të thotë që ka ndonjë gjë në jetën e tij personale? Absolutisht jo! Por mesa duket kur e bëj unë na paska. Kjo është shumë profesionale për të thënë.

Unë këtë këngë e kam postuar vetëm tek profili i Vezires dhe kam shkruar poshtë që kënga është 18+. E vetmja gjë që rrëmbeu vëmendjen e të rinjve dhe i shtyu ta shikonin ishte pikërisht prononcimi i Rez Veleshnjës që tha ‘do tmerrohen të rinjtë tanë, do mësohen keq’.

Unë s’e kam promovuar fare në Shqipëri atë parodi, sepse ka qenë për jashtë shtetit. Edhe kënga ishte 18+ që nëse ti nuk ke një llogari 18+ nuk mund ta shikosh atë parodi, kështu që unë nuk e kuptoj ku e ka hallin e madh Rez Veleshnja me atë parodi.

Gjithsesi unë tani e hoqa parodinë, sepse vëmendja shkoi atje, sidomos vëmendja e të rinjve dhe unë nuk e dua këtë gjë. Dhe më duket totalisht absurde që të sulmosh dikë që të tregosh se je më i mirë.

Nëse do të tregosh veten tënde si më të mirë, atëherë puno, bëj gjërat e tua, fito lekët e tua dhe nëse të duket e drejtë të sulmosh njerëzit e tjerë nga hiçi nuk di domethënë.

Mirë që na bëhet moral, por nga kush na bëhet moral? Por ndryshe nga kolegu im unë nuk i përmend të palarat e të tjerëve, sepse kam respekt dhe dinjitet për veten”, shprehet Aleksi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit