Pasi PSG e pezulloi, Messi i kërkon falje shokëve të skuadrës

Pasi PSG e pezulloi, Messi i kërkon…

Në mes ngjarjeve dhe skenarëve të shumtë në lidhje me të ardhmen e tij, të cilat madje arritën mundësinë e një ndërprerjeje të hershme të partneritetit të PSG me Lionel Messi, ky i fundit u përpoq ka bërë një deklaratë sqaruese. 

Pasi Paris Saint-Germain e pezulloi për dy javë Messin sepse ai udhëtoi pa leje në Arabinë Saudite, futbollisti ia ka lënë në dorë skuadrës që të bëjë çfarë të dojo me kontratën e tij. 

Messi ka postuar një video në llogaritë e tij në rrjetet sociale, në të cilën u kërkon falje bashkëlojtarëve në Paris dhe theksoi se pret që klubi të shohë se si do të vazhdojë me të.

Mendova se do të kishim një ditë pushimi pas ndeshjes, siç bëjmë gjithmonë. E kisha rregulluar këtë udhëtim dhe nuk mund ta anuloja. E kam anuluar më parë. I kërkoj falje bashkëlojtarëve të mi dhe jam duke pritur se çfarë dëshiron të bëjë klubi me mua”, tha Messi. 

Messi synon të mbyllë kontratën ne PSG në fund të sezonit, nëse nuk ndërpritet tani nga vetë skuadra. Gjasat janë që mund të kthehet në Barcelonë, por mbetet për t’u parë. /Zougla

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit