Pasi regjistruan lahutën si instrument të tyre, qeveria serbe blen për 350 mijë paund pikturën me motive kombëtare shqiptare

Pasi regjistruan lahutën si instrument të tyre,…

Kultura shqiptare është një nga më të veçantat në Europë. Veshjet, këngët, artin, instrumentat dhe të tjerat me radhë, janë unikale dhe tregojnë se shqiptarët janë autoktonë në këto troje.


Por duket se jo të gjithë janë dashamirës të kulturës tonë, veçanarisht serbët. Në kohët e shkuara, ata kanë tentuar që të përvetësojnë copëza të kulturës tonë dhe diçka të tillë e kanë bërë sërish.


Gjatë ditës së hënë u bë me dije se qeveria serbe, ka shpenzuar rreth 350 mijë paund për një pikturë me motive kombëtare shqiptare për Muzeun Kombëtar të Serbisë.


Bëhet fjalë për veprën e titullar “Bashibuzuk” dhe është realizuar nga piktori serb Paja Jovanoviç në vitin 1858 në Mal të Zi dhe pasqyron shqiptarët që jetonin në këtë shtet shekuj më parë.


Jovanoviç ka një sërë veprash të tjera të realizuara në qytete të ndryshme të vendit tonë që pasqyrojnë Shqipërinë dhe luftëtarët shqiptar nën pushtimin otoman.


Kujtojmë që disa vite më parë, serbët tentuan që të regjistrojnë në UNESCO një nga instrumentin muzikor më të hapur në veri të Shqipërisë dhe Kosovë, lahutën.


Vendimi në atë kohë shkaktoi polemika të mëdha dhe iu kërkua UNESCO-s që të njohë lahutën shqiptare si pjesë të trashgimnisë botërore. Që nga ajo kohë nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këtë kërkesë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit