Duhet të vdisnin tre veta që shteti të ndryshonte Kodin Rrugor/ Drejtuesit e rinj s’do mund të ngasin të gjitha makinat

Duhet të vdisnin tre veta që shteti…

Për shkak të rasteve të aksidenteve me humbje jete që janë regjistruar ditëve të fundit, vendi jonë caktoi rregulla të reja.

Ndryshimet janë bërë në kodin rrugor , për të parandaluar aksidentet me rrezik vdekjen.

Të shumtë janë të rinjtë të cilët pëlqejnë shpejtësinë dhe shpesh herë e ekspozojnë atë dhe në rrjetet sociale.

Aksidenti i fundit ishte rasti tragjik ku pati 3 viktima , ku aksidenti u shkaktua nga nja djalë 20 vjecar i cili kishte më pak se 1 vit që ishte pajisur me leje drejtimi.

Kështu, Kodi rrugor përcakton që për 2 vitet e para pas pajisjes me patentë, shoferëve u ndalohen të ngasin mjete me fuqi të lartë motorike. Kështu mbajtësve të lejeve të drejtimit të kategorisë B, në 2 vitet e para të lëshimit, nuk u lejohet të drejtojnë mjete motorike me fuqi specifike më të madhe se 55 kuaj fuqi për ton, referuar masës bosh të mjetit.

Ndërsa për makinat hibrike elektrike ose plug-in, kufiri specifik i fuqisë është 65 ton kuaj fuqi për ton, duke përfshirë peshën e baterisë. Gjithashtu një risi tjetër është edhe zgjatja e vlefshmërisë e patentës deri në 15 vite. Pra rinovimi i Lejes së drejtimit të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, do të jetë çdo 15 vjet deri në moshën 70 vjeç.

Instruktorëve të autoshkollave iu zgjatet e drejta për ushtrimin e profesionit të instruktorit të autoshkollës deri në 70 vjeç, nga 65 vjeç që ishte. Ndërsa qytetarëve që iu është anuluar leje drejtimi shqiptare për efekt konvertimi jashtë vendit, mund të rimarrin lejen e drejtimit shqiptare pa testim, drejtpërdrejt edhe nëse leja drejtimit e huaj ka skaduar, pasi e dorëzojnë atë dhe heqin dorë vullnetarisht prej saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit