Pasi shtypi 7-vjeçarin, Petri Bozo i kërkon gjykatës të shkojë në Tajlandë për "Miss Globe"

Pasi shtypi 7-vjeçarin, Petri Bozo i kërkon…

Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e producentit Petri Bozo për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”. Gjyqtarja Suela Lika vlerësoi se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat ligjore për ndryshimin e masës, duke vendosur që ai të qëndrojë në arrest shtëpiak.

Sipas medias, Bozo i kishte paraqitur gjykatës disa ftesa zyrtare, me arsyetimin se duhej të ishte i pranishëm në eventin e bukurisë “Miss Globe” në Tajlandë, nga data 24 tetor deri më 6 nëntor.

Kujtojmë se producenti është nën hetim për aksidentin tragjik të ndodhur pak muaj më parë në aksin nacional Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Mengël, ku humbi jetën 7-vjeçari Algit Samurri, nxënës i klasës së parë. Aksidenti ndodhi ndërsa vogëlushi po shoqërohej nga e ëma për në shkollë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, fëmija u shkëput për një moment nga e ëma dhe u përplas nga automjeti që drejtohej nga Bozo.

Në një intervistë të dhënë më parë, Petri Bozo kishte deklaruar publikisht se i pëlqente të ngiste makinën me shpejtësi dhe se kishte pësuar rreth 20 aksidente gjatë jetës së tij, duke pretenduar se në asnjërin prej tyre nuk kishte qenë fajtor.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit