Pasi Taulant Balla preu gjithë pyjet, Bashkia Librazhd hap tender për blerje pemësh

Pasi Taulant Balla preu gjithë pyjet, Bashkia…

Çudirat nuk kanë të sosur në Shqipëri. Dhe ilustrimin më të mirë e bën një tender mjaft ironik në vetvete i Bashkisë Librazhd. Taulant Balla, deputet i zonës është akuzuar gjërësisht në media si shkaktari kryesor i prerjeve pa kriter të pyjeve të Librazhdit. Të shumta, madje të panumërta, kanë qenë denoncimet pranë redaksisë sonë të kamionëve me dru që shiheshin të qarkullonin nëpër rrugët e Librazhdit dhe Elbasanit.

Duket se Taulant Balla i ka dhënë një dorë të mirë shfarosjes së pyjeve të zonës. E megjithatë, “për të zgjidhur” këtë problem, duket se ka menduar Bashkia Librazhd e drejtuar nga Kastriot Gurra. Kjo bashki ka hapur një tender me objekt “Blerje pemë dekorative, farë bari+ lule, pleh kimik, organik + pleh për fushën e sportit” që mban numrin e referencës REF-87616-02-18-2021.

Në tender ka marrë pjesë vetëm një firmë, e cila natyrisht edhe ka fituar. Bëhet fjalë për firmën „AGRO – KORANI” në pronësi të Agron Korani, e cila ka ofruar vlerën prej 1,530,600 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 18 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë nëse e krahasojmë me fondin limit, rezulton të jetë sa 97.33% e tij. Pra me një logjikë të thjeshtë, në fillim Taulanti i pret pyjet, pastaj Kastrioti bën tender për blerje pemësh dekorative. Bukur, apo jo?/JOQ Albania/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit