Pasi u boshatisën spitalet, edhe azilet ngelin pa mjek, të moshuarve u mungon shërbimi

Pasi u boshatisën spitalet, edhe azilet ngelin…

Largimi i bluzave të bardha po ndikon ndjeshëm në jetën e qytetarëve. Pasi po boshatisen spitalet, tashmë edhe azilet po ngelin pa mjekë. Janë gati 322 të moshuar të cilët janë akomoduar nëpër azile në vendin tonë, por që nuk iu ofrohet kujdesi i duhur shëndetësor.

Edhe pse mosha e pranimit në azil është ajo mbi 65 dhe ku shfaqen disa sëmundje kronike në azile sidomos ato nëper rrethe nuk kanë një mjek specialist, por shërbimi shëndetësor ofrohet ose nga infermierë ose një mjek i përgjithshëm që shkon vetëm për disa orë. Këto janë gjetje të Kontrollt të Lartë të shtetit gjatë një auditi të vitit 2023 ku i rekomandon Ministrisë së Shëndetësisë të marrë masa për të zgjidhur këtë çështje.

Përveç sëmundjeve kronike, kur 45% e të moshuarve kanë probleme të shëndetit mendor, por në qendrat ku janë akomoduar këta të moshuar nuk ka një mjek psikiatër që të ofrojë kujdes shëndetësor për ta. Për më teper ata bashkëjetojnë me ata të moshuar të cilët nuk kanë shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Ndaj KLSH, rekomandon të merren masa për të ngritur një qendër të posaçme. Në raportime KLSH thekson gjithashtu se të moshuarit  e akomoduar në këto qendra rezidenciale nuk kanë ka një mjek stomatolog që të ndjekë ecurinë e dhëmbëve të tyre.

Sipas raportit të KLSH-së, mungesa e angazhimit te mjekëve specialist në Institucionet Rezidenciale, per kryerjen e ekzaminimeve periodike, mund të sjellë mungesë të identifikimit të problemeve dhe defiçiteve funksionale që çojnë në uljen e cilësisë së jetës për personat e moshuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit