Pasi u mbyll festa e “8 Marsit”, shpërthen në flakë taverna në Sarandë

Pasi u mbyll festa e “8 Marsit”,…

Një tavernë në Sarandë ka shpërthyer në flakë orët e para të mëngjesit. Bëhet me dije se  festa e “8 Marsit” nuk u mbyll aq mirë, pasi menjëherë pasi kanë mbaruar festimet dhe sapo klientët ishin larguar, ambienti ka marrë flakë.

Flakët nisën në orën 3 të mëngjesit dhe menjëherë janë njoftuar zjarrfikëset, të cilët kanë izoluar zjarrin i cili rrezikonte të përhapej edhe në ambientet e banimit të godinës. Pas ndërhyrjes së tyre u bë i mundur shuarja e zjarrit dhe e gjithë zona përreth është mbuluar nga tymi i zi.

Zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht pa asnjë të lënduar. Ene nuk dihen shkaqet e tij, por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit