Pasi vodhi fondet e BE, Frida Krifca fotografohet në hotelin me 700 euro/nata në Palasë

Pasi vodhi fondet e BE, Frida Krifca…

JOQ zbulon sot ekskluzivisht se ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ndodhet për pushime luksoze në resortin më të shtrenjtë të Rivierës Shqiptare, në Green Coast Palasë, ndërkohë që ndaj saj rëndojnë akuza për abuzim me fondet e Bashkimit Europian.

Në dhjetëra denoncime dhe raportime të mëparshme është ngritur dyshimi se gjatë drejtimit të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe më pas si ministre, Krifca ka favorizuar biznese dhe individë të lidhur me qeverinë në shpërndarjen e fondeve IPARD. Pas hetimeve të nisura nga OLAF dhe pas presionit nga Brukseli, Komisioni Europian pezulloi në mënyrë të menjëhershme dhënien e fondeve për Shqipërinë. Ky pezullim u konsiderua si rast unik në Ballkanin Perëndimor dhe solli më pas shkarkimin e Krifcës nga detyra. Megjithatë, drejtësia shqiptare, dhe konkretisht SPAK, nuk ka dhënë ende asnjë rezultat për këtë dosje të nxehtë.

Ndërkohë që fermerët e pambështetur luftojnë për mbijetesë dhe fondet e BE-së mbeten të ngrira, Frida Krifca shfaqet duke shijuar jetën në resortin ekskluziv “MGallery Collection” në Green Coast. Një qytetar ka dërguar në redaksinë tonë informacion të detajuar se Krifca ndodhet aktualisht atje me bashkëshortin Eri Lutaj dhe dy vajzat. Çmimi minimal për një natë në këtë hotel për një familje me katër persona nis nga 700 euro me mëngjes dhe shkon deri në 1,100 euro me mëngjes dhe darkë. Pushimet luksoze vazhdojnë pa asnjë shqetësim, madje thuhet se Krifca frekuenton një plazh privat të izoluar në krah të resortit, larg syve të publikut.

Qytetari që ka bërë denoncimin shprehet me ironi se Frida ka punuar fort për këtë ditë, ndërsa opinioni publik është i pafuqishëm përballë heshtjes së institucioneve. Në vend të hetimit dhe transparencës, shqiptarët përballen me imazhin e një ish-zyrtareje të akuzuar për korrupsion që shijon luksin mbi djersën e qytetarëve dhe fondet e fermerëve të varfër.

SPAK nuk ka dhënë asnjë njoftim për ecurinë e hetimeve dhe Krifca, si shumë të tjerë para saj, duket se do të mbetet e paprekur nga drejtësia. Ky është realiteti i Shqipërisë së vitit 2025, ku abuzimi shpërblehet me pushime në Palasë dhe heshtja është norma e re e drejtësisë.

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ! Kape lajmin. Frida Krifca ndodhet në MGallery Collection Green Coast me familjen, ndërkohë që fondet IPARD janë pezulluar për shkak të abuzimeve të saj. SPAK hesht, Krifca shijon jetën e luksit. Ajo është duke pushuar në këtë hotel të sapoinaguruar, ku kostoja minimale e një nate për katër persona (Frida, bashkëshorti dhe dy vajzat e vogla) nis nga minimumi 700 euro. Epo, ka punuar Frida për këtë ditë. Në hotel ndodhet bashkëshorti Eri Lutaj dhe vetë Frida Krifca. Pushimet i bën e pashqetësuar në mGallery, madje plazhin e bën në një plazh privat, në krah të atij të hotelit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit