Pasi vodhi miliarda lekë me tendera, Grigor Joti helmon shqiptarët me çokollata e akullore kancerogjene

Pasi vodhi miliarda lekë me tendera, Grigor…

Grigor Joti multi-miliarderi që është pasuruar në kurriz të shqiptarëve nëpërmjet tenderave të shumtë që ka fituar lart e poshtë nga institucionet shqiptare, tashmë ka filluar të helmojë fëmijët dhe të rinjtë tanë. Bëhet fjalë për çokollatat dhe akulloret SNICKERS, TWIX, MARS, M&M dhe BOUNTY të cilat rezultojnë se në disa lote të tyre përmbajnë elemente kancerogjenë që dëmtojnë jetën dhe sigurinë e shqiptarëve.

Këto produkte në Shqipëri i importon fima INTERBRANDS SH.P.K. e cila rezulton të jetë në pronësi të grupit INFOSOFT, i drejtuar nga biznesmeni Grigor Joti. Nga ana tjetër edhe AKU ka përgjegjësinë e saj pasi nuk ka njoftuar konsumatorin për rrezikun, por thjesht shprehet se ka filluar të tërheqë lotet me probleme. Si duket ky institucion nuk ka dashur të dëmtojë reputacionin e produkteve që në Shqipëri futen nga Grigor Joti!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit