Pasi zihet me gruan, burri blen dy bileta dhe fiton lotarinë 2 mln dollarë

Pasi zihet me gruan, burri blen dy…

Një burrë nga Australia ka arritur të fitojë jo një herë, por dy herë lotarinë. Burri i paidentifikuar kishte debatuar me gruan e tij sepse kishte harruar të blinte bileta lotarie javën e kaluar. Kështu që për të kompensuar javën që shkoi, burri vendosi të blinte dy bileta identike dhe me të dyja rezultoi fitues. 

Çiftit, nga Dapto, Australi, iu dhanë 2 milionë dollarë AU (1.1 milionë £) për fitoren. Çifti ka përdorur prej dekadash 29, 44, 4, 18, 35 dhe 45, me numrat suplementar 10 dhe 32.

Duke folur për lloto, burri tha: “Gruaja ime i ka luajtur këto numra për gati tre dekada dhe gjithmonë ka thënë se do të binin një ditë.”

Kur gruaja po kontrollonte numrat të martën në mëngjes, ajo nuk e kishte idenë që burri i saj kishte blerë biletën identike. 

Ja, sot në mëngjes ajo vazhdoi të kalonte numra pas numrash në biletën e saj dhe sapo kuptuam se kishim fituar 1 milion dollarë në një biletë, mendova se ndoshta duhet t’i tregoja edhe për biletën e dytë identikeGruaja ulëriti nga kënaqësia pasi fitoi 1 milion dollarë, por ra thuajse pa ndjenja pasi dëgjoi kishim marrë 2 milion dollarë”, tha burri. 

Bashkëshorti pranoi se është ende në shok të plotë, duke thënë se ‘nuk mund ta besojë se na ka ndodhur kjo’. Pra, çfarë saktësisht planifikojnë të bëjnë milionerët me paratë e tyre? Epo, ata pranuan se nuk kanë nevojë për fitimet masive për të qenë të lumtur dhe do t’i përdorin paratë për të mbajtur familjen e tyre dhe për të kaluar pushime të këndshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit