Pasiguria nëpër rrugë, tjetër aksident me pasojë vdekjen/ Të dhënat e viktimës

Pasiguria nëpër rrugë, tjetër aksident me pasojë…

Pas aksidentit të rëndë mbrëmjen e djeshme, paraditja e kësaj të premteje ka regjistruar një tjetër aksident me pasojë vdekjen.

Një 30-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe ka humbur menjëherë jetën nga plagët e marra. Ngjarja e rëndë u regjistrua në në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 10.03.2023, në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë, shtetasja R. C., 30 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit