“Paskeni ik për lesh!”, ndjekësja ngacmon atë dhe Ledrin, Sara i kthen përgjigjen epike

“Paskeni ik për lesh!”, ndjekësja ngacmon atë…

Pas koncerteve të shumta kudo në vendet shqipfolëse, Ledri ka ndarë kohë për Sarën dhe Poem, me të cilat ka kaluar disa ditë në jug të Shqipërisë.

Sara siç na tregon vazhdimisht pamje interesante nga përditshmëria, kësaj radhe ka zbuluar se një projekt i ri nga Ledri është gati por videon ajo e publikoi pa zë duke ftuar ndjekësit në një sfidë për ta zbuluar nga lëvizjet e buzëve se çfarë po këndohet.

Disa nga përgjigjet bukuroshja i ka ndarë ditën e sotme në Story ku mes tyre është edhe një ofendim për çiftin.

“Paskeni ik për lesh!”– ka shkruar dikush, i cili ka marrë një përgjigje epike nga Sara, e cila i kthehet: “I ka jeta edhe këto ikjet për lesh. Rëndësi ka që të kthehesh prapë dhe nga leshi.”

Sara njihet për përgjigje të tilla dhe mos përtesën për t’u kthyer përgjigje ndjekësve në “Instagramin” e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit