Pasojat e inflacionit në Shqipëri, më të ashpra se në BE/ FMN: Rritën pa kriter çmimet e ushqimeve

Pasojat e inflacionit në Shqipëri, më të…

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se efektet e inflacionit në Shqipëri janë më të ashpra se shumë vende të rajonit, por edhe se europa. Në raportin e publikuar së fundmi FMN shprehet se kriza thellohet në Shqipëri për shkak se inflacioni atje ndikohet nga rritja e çmimeve të ushqimeve.

Ndërsa në Europë ndikohet vetëm nga çmimi i energjisë. Fondi Monetar Ndërkombëtar rajoni po përballet me nivelet më të larta të rritjes së çmimeve që nga rënia e regjimeve moniste në vitin 1990.

Përgjithësisht pesha e ushqimeve në shpenzimet mujore në Ballkan është 42% e shpenzimeve mujore Të dhënat nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (Serbia, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova) tregojnë se rritja e çmimeve ka qenë më e fortë për grupin e produkteve ushqimore duke e bërë më të ashpër rritjen e çmimeve në një Rajon ku varfëria është ende në nivele të larta”, thuhet në raport.

Në këtë pikë, FMN parashikon se kriza në Shqipëri mund të thellohet. Prandaj kërkon që qeveria të jetë më e vëmendshme ndaj inflacionit dhe mbështetjes së qytetarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit