Pasojat e motit të keq në Shqipëri/ Prishen pushimet, ikën vapa, fiken zjarret dhe… në Himarë humb jetën një grua në det

Pasojat e motit të keq në Shqipëri/…

Moti i keq me shira dhe stuhi që ka mbërthyer vendin tonë ditën e sotme, ka shkaktuar jo pak pasoja.

Një barkë peshkimi me katër persona në bord është përmbysur në det për shkak të motit të keq në zonën e Himarës, ku si pasojë një grua ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, janë bllokuar rrugë dhe ka pasur dëmtime në shtyllat elektrike dhe rënie pemësh.

Por ana pozitive e gjithë kësaj katrahure ishte fakte se reshjet e shiut bashkë me uljen e temperaturave dhe largimin e vapës përvëluese, sollën edhe fikjen e zjarreve masive të rëna në pyjet e vendit prej disa ditësh.

Po ashtu, pushuesit për dy ditët në vazhdim duhet të mos e presin një përmirësim moti.

Kjo, pasi situata pritet që të rregullohet vetëm në fundjavë.

Reshjet e shiut me dendësi të larta kanë ‘prishur punë’ në qytetet turistike, duke bërë që turistët të izolohen, ose të largohen fare drejt qyteteve të tyre.

Gjithashtu, shirat kanë shkaktuar probleme në disa prej rrugëve kryesore të vendit, si pasojë edhe të dëmtimeve ose cilësisë së keqe të punimit.

Për shkak të erës një pemë në aksin Gjirokastër-Kakavijë ka rënë dhe për pasojë  është bllokuar kalimi në fshatin Lazarat.

Ndërsa në ish-kamp në Dhërmiut, është rrëzuar një shtyllë elektrike, duke lënë disa orë pa drita zonën.

Po ashtu edhe në liqenin e Fierzës, reshjet kanë ndikuar për mirë. Pas disa muajve thatësirë, në liqen është rritur niveli i ujit.

/Gazetaatdhu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit