Pasojat e shirave në Dubai, paralajmërohet epidemia e rëndë

Pasojat e shirave në Dubai, paralajmërohet epidemia…

Dubai u godit nga reshjet për më shumë se dymbëdhjetë orë të martën e kaluar, te cilat shkaktuan përmbytje të shumta.

Moti i keq bëri që “Emirates” të anulonte fluturimet për më shumë se 200.000 pasagjerë dhe shumë të tjerë të vonoheshin.

Pamjet qe u transmetuan ishin apokaliptike, angjensia e lajmeve WAM e quajti si një ngjarje që tejkaloi edhe dokumentarin e vitit 1949. Katër persona humbën jetën, shumë makina u rrëmbyen nga përmbytjet dhe uji shkoi deri në 142 mm.

Tani njerëzit në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shfaqur simptoma të lidhura me ujin e kontaminuar, tha të mërkurën ministria e shëndetësisë.

Në deklaratën e saj ajo nuk tha saktësisht se sa njerëz ishin prekur por tha se ka patur nje numër të madh njerëzish që kanë shfaqur probleme shëndetësore për shkak të ujit të përzier.

Shi ra gjithashtu në Bahrein, Katar dhe Arabinë Saudite . Megjithatë, reshjet ishin akute në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe . Ka spekulime se ‘mbjellja e reve’ shkaktoi përmbytjet.

Kjo mund të bëhet duke përdorur aeroplanë për të hedhur grimca të vogla (si jodidi argjendi) në re. Avujt e ujit më pas mund të kondensohen më lehtë dhe të kthehen në shi.

Teknika ka ekzistuar për dekada dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë përdorur atë vitet e fundit për të ndihmuar në adresimin e mungesës së ujit.

Raportet e mëparshme nga Bloomberg sugjeruan se aeroplanët e mbjelljes së reve u vendosën te dielën dhe të hënën .  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit