Pasojat që lë Covid, mjeku shqiptar: Shkurton penisin me 2.5 cm

Pasojat që lë Covid, mjeku shqiptar: Shkurton…

Pandemia e Covid ka shkaktuar shumë pasoja, teksa vijon ende që të regjistroje shtim të rasteve të reja dhe viktimave. Veç pasojave në ekonomi, mënyrën e të jetuarit dhe punuarit, Covid ka lënë pasoja dhe tek meshkujt. Mësohet se 3762 meshkuj nga 52 vende të botës kanë raportuar se iu është shkurtuar organi gjenital pasi kanë kaluar Covidin.

Në botë u identifikua edhe një rast i një burri, i cili sipas ladbible.com, penisi i tij është tkurrur për më shumë se 2.5 centimetra dhe gjithçka është për shkak të koronavirusit. Sipas mjekëve, kushdo që vuan nga tkurrja e penisit për shkak të Covid-it mund të mos i kthehet më kurrë madhësia origjinale.

Për këtë temë delikate ka folur edhe mjeku mjeku shqiptar Artur Koni, i cili tha se Covid shkakton shkurtimin e penisit me 2.5 cm. Duke pohuar se virusi shkurton organin gjenital të mashkullit, Koni u shpreh se pacientët që kalojnë Covid kanë gjashtë herë më shumë mundësi të kenë probleme me ereksionin, ndërsa shtoi se Covid prek damarët e organit gjenital.

Mjeku u shpreh:

Covid sillet kështu kur gjen terren të mirë si për shembull mbipesha, mosha e madhe, diabeti ose ata që nuk janë vaksinuar. Ky është terreni ideal që krijon probleme me organin mashkullor. Virusi prek damarët dhe këto damarë janë të shumtë në organin mashkullor. Por jo vetëm aty, edhe te sytë mund të shkaktohen probleme sepse edhe sytë kanë shumë damarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit