"Pastérmetet po zgjasin një vit"

“Pastérmetet po zgjasin një vit”

Shqipëria regjistroi sërisht një térmet tjetër të premten mbrëma.

Sizmologët thanë që ky aktivitet është mëse normal dhe ka lídhje me periudhën pastérmetore të 26 nëntorit të shkuar e cila pritet të zgjasë rréth një vit.

Disa qytetarë në lídhje me térmetin u shprehën:

“Nuk e ndjemë fare. Jemi në kat të shtatë. Të gjithë më shtëpi. Jo, nuk kam pànik. U mësuam me paníkun. Paník nga prékja, paník nga shkolla, nga térmetet. Nga aplíkacioni e mora vesh, se vetë nuk e ndjéva”.

Ndërsa sizmologu Rexhep Koçi tha: “Térmeti ishte me magnitudë 3.1 Rihter, ose rreth 4 ballë. Ai u regjistrua rreth orës 22.30 të mbremjes së të premtes. Epiqendra ishte në Fushë-Krujë, 10 km nën tokë. Nuk ka vend për paník në popullatë, pasi janë térmete të vogla, që i përkasin periudhës pastérmetore 26 nëntorit të shkuar”.  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit