"Pastrime Silvio", kompania që merr pa garë 500 milionë lekë tendera nga Erion Veliaj

“Pastrime Silvio”, kompania që merr pa garë…

Lali Leku siç e kemi përmendur shumë herë, është një spaçiator mjaft i mirë i lekëve të taksapaguesëve të kryeqytetit nëpër xhepat e miqve dhe klientëve të Rilindjes. Tirana është qyteti që shpërndan shifra marramendase tenderash dhe domosdo është edhe qyteti i cili mbush më shumë se gjithë të tjerët xhepat e atyre që janë në listë për t’i marrë.

Këto para jepen për arsye nga më të ndryshme, sa qesharake aq edhe të pajustifikuara me atë që ndodh në realiet. Kështu përshembull, gjatë muajve të karantinës, në një kohë kur askush nuk lëvizte nëpër parqe, Lali Leku i ka dhënë rreth 500 milionë lekë të vjetra tendera kompanisë “Pastrime Silvio shpk” për dezinfektime e pastrime parqesh.

Tenderi i dytë është “Blerje materiale Higjeno-sanitare” me autoritet kontraktues Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike Tiranë. Edhe në këtë rast procedura është me negocim, pa njoftim, pra përsëri pa garë. Në këtë rast fondi limit është rreth 116 milionë lekë të vjetra.

Tenderi i tretë, që ka edhe vlerën më të lartë, me një fond limit prej rreth 334 milionë lekë të vjetra është Shërbime të tjera-Shërbim dezinfektimi në parqe dhe objekte rekreative nga COVID-19”. Autoriteti kontraktues në këtë rast është Agjensia e Parqeve dhe e Rekreacionit. Edhe këtu, si në dy rastet e tjera, procedura ka qenë me negocim, pa njoftim, pra përsëri pa garë.

Siç e shikoni kompania “Pastrime Silvio” shpk ka marrë 500 milionë lekë të vjetra tendera brenda një muaji pa asnjë garë nga institucionet në varësi të Erion Veliaj-t. Jo keq lali zdromsi, apo jo?
/Burimi: JOQ Albania/
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit