Pastrimi i parave, Shqipëria mban vendin e parë në rajon

Pastrimi i parave, Shqipëria mban vendin e…

Indeksi i Bazelit e ka rënditur Shqipërinë në vendin e parë në rajon përsa i përket pastrimit të parave ndërsa në rang botëror renditet në vendin e 74.

Elementët që e kanë renditur vendin tonë në këtë pozicion janë: ryshfeti, korrupsioni si dhe kuadri ligjor për parandalimin e pastrimit të parave.

Vendi ynë ka një vlerësim prej 4.92 pikësh, ndërsa Kosova me 4.14 pikë ku inteksi llogaritet 0 për rriskun më të ulët dhe 10 për riskun më të lartë.

Renditjen në rajon e kryeson Shqipëria, e ndjekur nga Serbia, Italia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Greqia.

Vendet me rriskun më të lartë janë : Sudani i Jugut,Republika e Kongos,Afganistani.

Vendet me rriskun më të ulët janë: Estonia,Finlanda,Andora,Monako.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit