Pastrohet deti në Potam, qytetari: Nuk ka më ndotje, pushuesit të vijnë pa problem

Pastrohet deti në Potam, qytetari: Nuk ka…

Një sipërmarrës që operon një stacion plazhi në zonën e Potamit ka bërë me dije se situata në bregdet është normalizuar dhe se deti tashmë është i pastër, pas shqetësimeve të raportuara ditët e fundit për ndotje.

Në një mesazh dërguar redaksisë, ai shprehet se ndotja nuk është më e pranishme dhe u bën thirrje qytetarëve dhe pushuesve të mos hezitojnë të frekuentojnë plazhin.

Sipas tij, në terren kanë kryer verifikime edhe grupe të institucioneve përgjegjëse, përfshirë përfaqësues të Ministrisë së Turizmit dhe AKU-së por deri më tani, nuk është bërë i ditur shkaku i ndotjes së raportuar dhe situata është rikthyer në normalitet.

Bizneset që operojnë në zonë shprehen se episodet e tilla ndikojnë drejtpërdrejt në sezonin turistik dhe kërkojnë që publiku të informohet edhe kur problematika zgjidhet, në mënyrë që të shmangen keqkuptimet dhe dëmtimi i imazhit të destinacionit.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje si jeni ndjes per shqetsimin. Une  kam nje biznes stacion plazhi ne potam ju lutem esht rregulluar deti po patet mundsi ta hidhni nje video tju a dergoj sepse esht renie e madhe per ne me ate ce ndodhi te pakten ta marrin vesh njerzit ce esht rregulluar ju faleminderit

Nuk e dim nga se ishte ndotur kan qen grupe nga ministria e turizimit nga aktu dhe nuk ka dal shkaku por esht rregulluar Nuk ka me mdotje

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit