"Pastroi dyshemenë me flamurin meksikan", boksieri kërcënon Messin: Uroj mos të më dalësh para

“Pastroi dyshemenë me flamurin meksikan”, boksieri kërcënon…

Ylli argjentinas Leo Messi ka marrë një kërcënim. Kjo ka ardhur pas publikimit të pamjeve të festës së kombëtares latine, pas fitores 2 me 0 kundër Meksikës, në ndeshjet e Kupës së Botës.

Messi shihet duke shkelmuar një bluzë të rënë dhe një flamur meksikan. Ai gjithashtu u akuzua se fshiu dyshemenë me simbolet e Meksikës.

Boksieri meksikan Canelo Alvarez ka kërcënuar Messin duke i thënë që mos ti dalë përpara.

Ndjekësit dolën në mbrojtje të Messit, duke theksuar se ai nuk është ai lloj personazhi dhe shprehen se veprimi ishte i rastësishëm dhe jo e qëllimshëm.

Pashë Messin duke pastruar dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë. Shpresoj të mos e gjej para meje! Siç e respektoj unë Argjentinën, ashtu edhe ai duhet të respektojë Meksikën.

Nuk po flas për vendin në tërësi, por vetëm për gjërat që bëri Messi”, ka shkruar në Twitter 32-vjeçari kampion bote.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit