
Mund të duket e pabesueshme, por një punonjës i pastrimit në Tiranë ka përdorur një qese me dollarë për t’u ngrohur. Gjatë kohës së shërbimit, punëtori i pastrimit kishte gjetur në koshat e mbetjeve dollarët e lidhur në tufa dhe të hedhura në qese. Ngjarja kishte ndodhur në një natë dimri të ftohtë dhe punëtori, duke i parë si letër, i kishte vënë flakën për t’u ngrohur pak në temperaturat e ulta.
Historia tregohet nga disa shokët e tij për një intervistë në Tv Klan. Njëri prej tyre thotë se kolegu kishte ruajtur një tufë dollarësh për t’ua treguar shokëve se çfarë letre ishte. Kur kolegët i thanë se në dorë mbante afro 1 vit pagë që merr si pastrues, ai u kishte thënë se dogji shumë di këto letrat.
Biseda:
Tani: Para ca vitesh një punëtor si puna e këtyre kështu një thes plot, qese të zezë me Dollarë. E mo, me Dollarë 100-sh, por s’i njihte se çfarë ishin.
Ardit Gjebrea: Na ngeli buka në gojë.
Tani: I pa kështu ai, por ishte dimër si tani, ftohtë dhe merr këto Dollarët, po s’i njihte se çfarë ishin, s’e kishte idenë fare dhe i hedh në zjarr për t’u ngrohur.
Ardit Gjebrea: S’kishte parë Dollarë ai?
Tani: Fare, s’e kishte idenë se çfarë ishin.
Ardit Gjebrea: E çfarë bëri?
Tani: Bëri zjarr, duke i hedhur brenda, duke u ngrohur, duke i djegur.
Ardit Gjebrea: Po kaq shumë Dollarë ishin?
Tani: Në qese të zezë pra.
Ardit Gjebrea: Dhe ngrohej me Dollarë?
Tani: Po dhe mori një tufë vetëm dhe i futi në xhep. Nja 5-6 mijë Dollarë. Shkon në shtëpi ky dhe i thotë shokëve “gjeta këto, çfarë janë këto? Si i gjete”, i thonë. “I gjeta në plehra. Po ku i ke? I hodha në zjarr për t’u ngrohur. Si i hodhe në zjarr, janë Dollarë. Si Dollarë, po sa Lekë bëjnë këto? 6 milionë Lekë. Si 6 milionë Lekë, unë kam hedhur 100 copë si puna e këtyr