Pasuria dhe kontaktet e dyshimta/ KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për prokurorin e Tiranës

Pasuria dhe kontaktet e dyshimta/ KPA lë…

Shkarkimi nga detyra i prokurorit të Tiranës Shpëtim Kurti, është lënë në fuqi dhe nga shkalla e dytë e vetingut.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e prokurorit të Tiranë, Shpëtim Kurti. Në 23 nëntor 2018 KPK vendosi shkarkimin e Kurtit  pasi nuk justifikonte pasurinë dhe ka pasur kontakte të papërshtatshme.

jo nuk u pranua nga prokurori dhe më 28 janar 2019 vendosi të apelonte këtë vendim të KPK në KPA, e cila foli sot përmes trupës gjykuese të përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë.

KPA vendosi mbajtjen në fuqi të vendimin të KPK dhe shkarkim dhe daljen përfundimisht nga drejtësia të prokurorit Shpëtim Kurti.

Pse u shkarkua nga KPK?

 Sa i takon kontrollit të figurës, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), në një raport të datës 2 nëntor të 2017, thekson se Shpëtim Kurti ka pasur kontakte të papërshtatshme, me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Ky raport është përditësuar dy herë nga DSIK, fillimisht në 6 shtator 2018 dhe më pas në 14 nëntor 2018, duke theluar bindjen se prokurori nuk duhet të shërbejë në sistemin e drejtësisë. KPK ka bërë një hetim të thelluarmbi figurën e prokurorit të Tiranës Shpëtim Kurti, i cili dyshohet se ka favorizuar trafikantë të qenieve njerëzore në të paktën dy raste. 

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit