Patën sherr fizik, kush është personi që qëlloi me armë zjarri ndaj dy vëllezërve në Shkodër

Patën sherr fizik, kush është personi që…

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër. Dyshohet se autori i kësaj ngjarje është Kristian Fermosi.

Fermosi u konfliktua me vëllezërit Ardian dhe David Kiri dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri ndaj tyre.

Nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale, pasi plumbat kanë prekur makinën e vëllezërve.

Sipas policisë, Fermosi është larguar nga vendngjarja. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit