Patenta 85 mijë lekë?/ Krizë në Vlorë, qytetarët zënë radhën për ta bërë sa më shpejt

Patenta 85 mijë lekë?/ Krizë në Vlorë,…

Që kur Blendi Gonxhe njoftoi se për të shmangur abuzimet dhe sekserët brenda DPSHTRR-ës, do të rritej çmimi i patentës në 85 mijë lekë të reja, qytetarët kanë nisur të përfitojnë ende nga çmimi i vjetër. Çmimi i patentës gati dyfishohet dhe për të pasur një leje drejtimi, jo të gjithë i kanë të ardhurat e mjaftueshme për ta përballuar.

Në Vlorë, gjatë këtyre ditëve është vënë re një radhë e shtuar e qytetarëve që duan të përfitojnë ende sa nuk janë vendosur tariat e reja. Në ambulancën e qytetit ku merret raporti mjeko-ligjor, qytetarët janë dyndur për të plotësua dokumentacionet e nevojshme.

Për ta çmimi prej 85 mijë lekësh të reja është një vlerë shumë e lartë dhe e papërballueshme për xhepat e tyre. Ata të cilët kanë qenë të dyzuar nëse duan apo jo të marrinin një leje drejtimi, pas lajmit se do të ketë rritje të kosotove, kanë nxituar për të kursyer disa para.

Me shifrat aktuale, bërja e një patente shkon deri në 45 mijë lekë të reja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit