Patenta në Shqipëri më e shtrenjta në rajon

Patenta në Shqipëri më e shtrenjta në…

Shqiptarët do paguajnë  850 mijë lekë të vjetra ose 85 mijë lekë të reja, nëse do duan të marrin patentën nga 10 marsi. Ky ishte një dyfishim i çmimit që iu rëndon barrën atyre që duan të pajisen me leje drejtimi. Në fakt nga ana e drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor Blendi Gonxhe, nuk ka asnjë rritje. Dyfishimin e tarifës, Gonxhe thotë se e kanë bërë në kuadër të një marrëveshjeje që synon eliminimin e evazionit fiskal dhe informalitetit në sektorin e Autoshkollave.

Por, pavarësisht kësaj, nga 10 marsi qytetarët shqiptarë do ta paguajnë patentën më shtrenjtë se qytetarët e vendeve të tjera të rajonit.  Sipas të dhënave të publikuara, Mali i Zi  ka çmimin  më të ulët për patentë, më pas vjen edhe Kosova. Ndërsa Maqedonia e Veriut qëndron në të njëjta nivele me Shqipërinë. Por, duhet të kujtojmë se çmimet e karburanteve dhe produkteve të tjera atje janë shumë më lirë.

Më poshtë shohim çmimin e patentës për çdo vend të rajonit, nga më i shtrenjti tek më i liri. 

Maqedonia e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut paketa ku përfshihet teoria dhe praktika për patentë të kategorisë B aktualisht kushton 400 euro. Ndërsa pritet që të shkojë në vijim deri në 700 euro.

Serbia

Në Serbi rregullat për marrjen e patentës janë ndryshe. Por, vlera për tu pajisur me leje drejtimi shkon maksimumi 630 euro.

Kosovë

Në Kosovë autoshkollat ofrojnë paketën bazë me 20 orë praktikë që kushtojnë deri në 200 euro. Bashkë me teorinë çmimi për patentën shkon në 300 euro.

Bosnje e Hercegovina

Në Bosnje e Hercegovinë çmimi varion nga 500 deri në 600 euro për mësimin teorik, trajnimin praktik, testin teorik, ndihmën e parë dhe testin e drejtimit.

Mali i Zi

Ndërsa në Malin e Zi maksimumi i pagesës për marrjen e lejes së drejtimit arrin në vlerën 290 euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit